Gent Hazizi është banori që u largua mbrëmë (e martë) nga Big Brother VIP Albania.
Aktori i njohur kishte një biletë vetëm vajtje, që do të thotë se humbi mundësinë të rikthehet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqiëri.
Pas daljes, i pyetur se çfarë e penalizoi në këtë lojë, Hazizi u përgjigj: “Natyra ime ndoshta, presioni i madh”.
“Ishte një luftë e pabarabartë”, tha më tej ai.
Përveç Gentit, nga shtëpia janë larguar deri më tani edhe konkurrentë të tjerë si: Herion Mustafaraj, këngëtarja Ari Blue dhe gazetarja Zhaklina Gjolla.
Megjithatë, në Primen e fundit mes shumë ngjarjeve e rrëfimeve tronditëse pati edhe hyrje të reja.
Diola Dosti, Nita Latifi, Eni dhe Bjordi Mezini – janë banorët që iu bashkuan këtij formati në Shqipëri. /Telegrafi/