Gent Fatali sapo ka lansuar projektin e tij të fundit, “Zemër e thyme”.
Kënga ka një tematikë të veçantë, flet për një vajzë të lënduar nga dashuria.
Në një intervistë për emisionin “S’ka Ndal” të RTV Dukagjini, Genti thotë se ka diçka të bazuar në jetën e tij personale.
Ndërkohë që po e shijon suksesin e këngës “Zemër e thyme”, Genti premtoi se do ketë edhe shumë risi për këtë verë.
Emisioni “S’ka Ndal” transmetohet çdo të hënë, në ora 20;30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NkZjUR9U61k&t=2s