Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.
Meqë është aktiv në rrjetet sociale, ai së fundmi për fansat e tij ka sjellë një insert të shkurtër të këngës së re.
“Hajde pak më afër, së shpejti”, ka shkruar ai pranë videos së publikuar në Instagram.
“Ma Jolie”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ai që në kanalin zyrtar, YouTube numëron mbi dy milionë shikime.
Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur Fatali për fansat e shumtë nga të cilët mori komente mjaft pozitive.
Ndër të tjera, Genti po shijon lidhjen me Rozafa Zefin, ku kjo e fundit thuhet të jetë e afërt me këngëtaren Loredana Zefi. /Telegrafi/