Telegrafi

Gent Fatali prezanton të dashurën për herë të parë

Foto: Gent Fatali/Instagram

Këngëtari i njohur, Gent Fatali, tash e sa kohë e ka pranuar që është në lidhje.

Ndonëse nuk ka pëlqyer që jeta e tij private të mos jetë shumë mediatike, ai nuk ka mundur që ta fshehë vajzën që është në krahët e tij tash e sa kohë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku për herë të parë prezantonte të dashurën e tij.

Çifti janë fotografuar në ashensor, ndërsa kanë pëlqyer të mos e publikojnë komplet të qartë portretin.

Përndryshe, vajza me të cilën Genti është në lidhje quhet Rozafa Zefi.

Ajo njëherësh është motra e reperes Loredana Zefi, e cila është e martuar me reperin e njohur shqiptar, Mozzik. /Telegrafi/