Telegrafi

Gent Fatali dhe Bes Kallaku sjellin sot bashkëpunimin e ri “Na vjen dita”

Foto: Gent Fatali/Instagram

Humoristi dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku ka qenë shumë aktive muajt e fundit me projekte të reja muzikore.

Muajin e kaluar, ai solli një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun i cili u prit shumë mirë nga publiku, gjersa vetëm pak ditë më parë, publikoi një tjetër këngë në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

Por, kjo nuk mbetet me kaq, pasi ai ka gati një tjetër bashkëpunim, dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një duet me reperin nga Kosova, Gent Fatalin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, dyshja në fjalë kanë paralajmëruar se kënga e tyre e re do të publikohet sot (e shtunë), ora 18:00.

Kënga titullohet “Na vjen dita edhe neve”, teksa si një frazë e dëgjuar më parë nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë këngë të re, apo ripërpunim i një kënge të vjetër.

Sido që të jetë, kënga ka përfunduar së incizuari, dhe për të është kujdesur producenti i njohur, Mixey.

Ka qenë madje vet ai i cili ka paralajmëruar publikimin e këngës sot, e cila vjen së bashku me një klip shumë interesant. /Telegrafi/