Telegrafi

Gent Fatali aludon se bëri seks me këngëtare nga estrada dhe thotë se nuk është penduar

Këngëtari i ri, Gent Fatali, është shprehur mjaft në mënyrë kontraverse kur është sfiduar me pyetje interesante.

Në emisionin Prive ai ishte i ftuar për intervistën “60 sekondëshe”.

Këngëtari ka folur për raportet e tij me këngëtaret shqiptare, ku tha se ndër shoqe më të mirë e ka Dhurata Dorën.

Ai refuzoi që të flasë për aventurat e tij seksuale.

I pyetur nëse ka bërë seks me ndonjë këngëtare të estradës dhe është penduar për këtë, këngëtari tha se nuk është penduar.

Kështu Genti u ka hapur rrugë spekulimeve për relacionet e tij romantike.

Ai është pjesë e Max Production, labelit të ri muzikor shqiptar. /Telegrafi/