Këngëtarët Gent dhe Ardian Bujupi e kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre të ri.
Kënga mban titullin “Kalle” dhe do të publikohet me videoklip.
Përmes rrjeteve sociale, dy këngëtarët kanë bërë të ditur se projekti i ri do të vijë të premten (më 12 tetor).
Në një postim në Instagram, Bujupi e ka publikuar një fragment nga videoklipi i këngës së re.
Një imazh nga xhirimet e ka postuar edhe Gent në profilin e tij në Instagram.
“Du Bist Anders” është një prej projekteve që Ardiani e ka publikuar gjatë verës, në bashkëpunim me Fard.
Ndërkaq dueti me Xhensila Myrtezajn, “Çika, çika”, u bë hit. Videoklipi i publikuar në muajin qershor numëron afro 60 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/