Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, janë takuar gjatë ditës së sotme me Sekretarin e Shtetit Amerikan Michael Pompeo në darkën e organizuar nga ai në Uashington.
Cakaj ka njoftuar për këtë takim duke thënë se kanë shpalosur edhe trashëgiminë e përbashkët harmonike e detarë të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ai këtë njoftim e bëri në një postim në Facebook ku shkruan: “Unë e Vlora së bashku me Sekretarin Pompeo pas një darke në Washington ku shpalosëm trashëgiminë e përbashkët historike të harmonisë fetare të Kosovës e Shqipërisë”. /Telegrafi/