Genoa është pranë kompletimit të marrëveshjes me Juventusin për transferimin e Andrea Favillit.
Gjatë të mërkurës pritet të arrihet marrëveshja ndërmjet dy klubeve për transferimin e sulmuesit të ri për 12 milionë euro.
Lojtari ndodhet me Bianconerët në SHBA në kuadër të ndeshjeve parasezonale dhe i shënoi dy gola kundër Bayern Munichut.
Faqja e Gianluca Di Marzios bënë të ditur se marrëveshja ndërmjet Genoas dhe Juves do të zyrtarizohet nesër (e mërkurë).
Grifone fillimisht do ta huazojnë lojtarin për pesë milionë euro, me opsionin e blerjes në fund të sezonit për shtatë milionë euro të tjera.
Juventusi do ta ruajë të drejtën e riblerjes së lojtarit, ndërsa është caktuar edhe shuma e transferimit në rast se Zonja e Vjetër vendos ta riblejë.
Favilli mund të rikthehet në Torino për 16 milionë euro në vitin 2020 apo për 23 milionë euro në vitin 2021. /Telegrafi/