Raportohet se skuadra e Genoas ka hedhur poshtë një ofertë prej 20 milionë eurove të Villarrealit për sulmuesin Giovanni Simeone.
Djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, deri më tani ka shënuar 10 gola në sezonin debutues në Serie A.
Sipas Calcionews24.com, propozimi nga Villarreali vjen pas kompletimit të transferimit të Alexandre Pato te klubi kinez, Tianjin Quanjian.
Megjithatë, pas shitjes së qendërsulmuesit Leonardo Pavoletti te Napolit, klubi nga Marassi nuk janë të gatshëm të humbin edhe një sulmues në mes të sezonit.
Simeone, njihet ndryshe edhe si ‘Cholito’ shkaku i babait të tij, dhe lidhet me një kalim te Lazio ose Interi në të ardhmen. /Telegrafi/