Sipas gazetës Il Messaggero, Genoa ka hedhur poshtë një ofertë në vlerën e 18 milionë eurove nga Atletico Madrid për sulmuesin e talentuar, Giovanni Simeone.
Klubi spanjoll ka qenë prej kohësh i interesuar në sulmuesin argjentinas, i cili është edhe i biri i trajnerit të skuadrës, Diego Simeone, që para disa ditëve deklaroi se nuk do të nënshkruar me birin e tij.
Sevilla dhe Villarreal janë në mesin e klubeve të lidhura me Simeone JR, por ky raport sugjeron një propozim të ardhur nga Atletico Madrid me vlerë prej 18 milionë eurosh.
Megjithatë, Genoa duket se e kthyer mbrapa atë, pasi ata vlerësojnë 2-vjeçarin argjentinas në afërsi të 25 apo 30 milionë eurove, transmeton Telegrafi.
Ish-ylli i Banfield dhe Boca Juniors ka debutuar në këtë sezon në Serie A duke dhënë paraqitje brilante dhe duke shkëlqyer.
Ai ka 11 gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në mes të Serie A dhe Kupën e Italisë.
Megjithatë, Simeone ka qenë në një thatësirë golash kohëve të fundit dhe nuk ka gjetur rrjetën që nga 29 janari. /Telegrafi/