Site icon Telegrafi

Genoa-Milan, formacionet startuese

Pas fitores ndaj Juventusit, Milani do të përpiqet që ta shijojë kreun e tabelës.

Rossonerët në xhiron e dhjetë në Serie A janë mysafirë të Genoas në Stadio Luigi Ferraris.

Me fitore eventuale, Milani do të ngjitet në krye të tabelës së paku për një ditë, me një pikë më shumë se Juventusi që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon të mërkurën kundër Sampdorias.

Vincenzo Montella shpreson ta drejtojë skuadrën e tij drejt një triumfi të radhës, ndërsa pritet të shihet nëse këtë do t’ia lejojë Ivan Juric.

Formacioni bazë i Genoas: Perin, Edenilson, Izzo, Burdisso (c), Simeone, Munoz, Rigoni, Veloso, Rincon, Laxalt, Ninkovic.

Formacioni bazë i Milanit: Donnarumma; Poli, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura; Honda, Bacca, Niang.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version