Site icon Telegrafi

Genoa i cakton çmimin e largimit portierit Perin

Mattia Perin po zhvillon ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Genoas.

Portieri italian është bërë i shumëkërkuar në muajt e fundit nga skuadrat e njohura evropiane.

Roma, Napoli dhe Milan janë tri skuadrat italiane që po kërkojnë shërbimet e Perin.

Gjithashtu për portierin interesim kanë shfaqur edhe dy skuadrat spanjolle Sevilla dhe Atletico Madrid.

Ndërkohë në Gjermani Borussia Dortmund dhe Bayern Munich gjithashtu e duan portierin.

Genoa duket se ka vendosur ta lë të lirë yllin e tyre për të bërë karrierë në një klub më të madh evropian.

Kësisoj ata i kanë caktuar edhe çmimin për largimin nga klubi për 15 milionë euro.

Roma mbetet favorite për të nënshkruar me të pasi besohet se Alisson do të largohet në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version