Telegrafi

Genku destinacion i mundshëm për Bastien Tomën

Talenti shqiptar, Bastien Toma, pritet ta vazhdojë karrierën në Belgjikë – bën të ditur Het Nieuwsblad.

Racing Genk është në kërkim të një mesfushori të zhdërvjellët, ndërsa e kanë shënjestruar futbollistin 21 vjeçar.

I lindur në Sion të Zvicrës, nga prindër me prejardhje nga Kosova, Toma që nga fëmijëria ka qenë pjesë e klubit të qytetit të tij, ndërsa nga viti 2017 është përfshirë në ekipin senior.

(Foto: Instagram/tomab14)

Krahas shkëlqimit në kampionit zviceran, ai ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Zvicrës deri në U-21.

Lexo po ashtu Ligue 1 apo Serie A? Dy oferta të rëndësishme për talentin Bastien Toma

Gjatë këtij afati kalimtar pritet ta marrë hapin e rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa interesim kanë shprehur edhe klube nga Ligue 1 dhe Serie A. /Telegrafi/