Site icon Telegrafi

Gënjyen për Ronaldon, tani rrezikojnë burgun

Jo gjithmonë jeta e Cristiano Ronaldos është e qetë dhe e koncentruar vetëm te futbolli.

Sulmuesi i Real Madridit, ka paditur një biznesmen i cili ka përhapur thashetheme për disa nga aktivitetit e fundit të portugezit.

Disa media gjermane kishin botuar lajme në lidhin me CR7, se kinse ai ka blerë një favelë në Rio de Janeiro, për një çmim prej dy milion euro.

Pas këtyre lajmeve në lidhje me Cristiano Ronaldon, lojtari ka vendosur të marrë disa veprime ligjore kundër keqpërdoruesve në emrit të tij.

Në ditën në vazhdim avokatët e lojtarit pritet të marrin edhe masat e para zyrtare, pasi duket se Ronaldo është lodhur tashme me thashethemet drejt tij dhe kështu ka vendosur t’i jap fund. /Telegrafi/

Exit mobile version