Telegrafi

Gënjeu në CV se është mjek, dënohet me pesë vjet burg (Foto)

Phillip Hufton nga Cheshire e Anglisë, që gënjeu në CV dhe jetoi jetë luksoze duke marrë paga të majme, është dënuar me burg.

Infermieri 52-vjeçar që përgjatë 17 muajve sa punoi në spital, pati mundësi të shkonte në shumë pushime jashtë vendit, duke u gënjyer se po shkonte në trajnime mjekësore, të cilat ia financonte spitali, transmeton Telegrafi.

Ai pretendonte se është mjek gjysmë i kualifikuar, po që ka pasur një karrierë shumë të mirë në ushtri. Madje, tha se ka punuar për UN-in në Lindjen e Mesme, ku ka shpëtuar dhjetëra jetë.

Hufton para se të dënohet

Gjithçka u zbulua në janarin e vitit 2016, kur ai kishte thënë se po shkonte në një trajnim të domosdoshëm mjekësor, teksa shpenzoi 9,000 funte në një rezort turistik në Shtetet e Bashkuara.

Pas kësaj, u bënë shumë hulumtime rreth punës së tij, si dhe shpenzimeve enorme nëpër të ashtuquajturat trajtime.

Për shkak të mashtrimeve dhe shpenzimit të 350 mijë funteve, atë e dënuan me pesë vjet, ndërsa detyrohet të kthejë pjesën e parave që e ka në xhirollogari.

Zyrtarët e hotelit, që u akuzuan si bashkë-kryerës të këtij mashtrimi, ofruan fakte, që nuk ishin në dijeni për gënjeshtrat e tij, meqenëse ai kishte ofruar shumë dëshmi.

Në mesin e tyre, një kamp refugjatësh që lehtë gjendet në Google, si dhe referenca të spitaleve fantome, apo vula që nuk dihet ku janë realizuar. /Telegrafi/