Reperi Genc Prelvukaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar se projektet e tij nuk kanë lidhje me jetën e tij personale.
Reperi solli ditë më parë projektin “365 pa ty” dhe menjëherë u ngritën pikëpyetje nga media të ndryshme se nëse teksti ka të bëjë me jetën personale.
U shkua aq larg sa u spekulua për një dedikim për ish-gruan e tij, gjë që i hedhë kategorikisht poshtë reperi, shkruan Telegrafi.
Genci së fundmi ka realizuar me sukses edhe duetin me Lyrical Son, “A t’merr Malli” një projekt i shndërruar në hit.
Postimi i plotë i Gencit:
E di qe po dal pak prej vetes sepse kurre nuk komentoj artikuj por, meqenese ra fjala, hajde ta sqarojme pak kete pune.
1. Une kurre nuk i kam perdorur rastet e mia personale ne tekstet e kengeve dhe kete e kam thene shume here publikisht.
2. Kenga ” 365 pa ty ” nuk eshte asesi e lidhur me asnje rast te vonshem e lere me ate qe i referoheni ju, qe ka ndodhur para nje dekade
3. Njeriu ngushllohet kur eshte ne gjendje te keqe derisa une ne fakt po perjetoj ditet me te mira, privatisht e profesionalisht.
4. Nese do te kisha nevoje te mos ndjehem vetem, do ta konsulltoja pak listen e numrave ne telefon e asesi balladat e mia 😀
5. Une nuk kam publikuar kenge per 28 Nentorin qe e konsideroj festen me te madhe qe kemi, e lere me per Shen Valentinin megjithe rrespektin per ata qe e marrin me seriozitet kete te fundit. Thjeshte ishte kenge qe e kishte radhen.
6. Fjala ” Shume kush ka thene ” eshte fantastike per te mbuluar dicka te dyshimte. Ne asnje koment te mundshem publik, qe rendom i dergojne njerezit, nuk ka ardhur nje mendim i tille.
7. Kjo ishte per publikun.