Genc Prelvukaj ka publikuar një fotografi mjaft interesante në profilin e tij në Facebook.
Këto fotografi ku reperi shihet së bashku me disa nga kolegët e tij artistë është bërë në një autobus.
Duke zbuluar pamje ekskluzive për Telegrafin gjatë rrugës ai tha se janë nisur për në Brezovicë ku do të bëjnë disa xhirime për programet e vitit të ri, duke premtuar shumë befasi për publikun gjatë netëve festive.
Nga pamjet shihet së në autobus po mbretëron një atmosferë mjaft e mirë mes tyre.
Ndryshe artisti së bashku me Milotin gjatë vikendin ishin në Tiranë ku performuan në njërin nga clubet më të mëdha të kryeqytetit shqiptar, duke ndezur publikun prezentë, e që ishin një numër mjaft i madh. /Telegrafi/