Telegrafi

Genci flet për aderimet e artistëve në politikë: Të manipulueshme dhe të papjekur

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga publiku.

Meqë jemi në prag të zgjedhjeve të reja, i njëjti së fundmi ka folur për aderimet politike të disa artistëve shqiptarë.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, 38-vjeçari ka thënë se nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në një parti, por këto aderime i sheh si të manipulueshme dhe të papjekura.

Genc Prelvukaj/Foto: Facebook

“Antarësimi në një parti politike nuk ka asgjë të keqe, por disa ditë para zgjedhjeve zhvlerëson personalitetin e secilit pavarësisht qëllimit të mirë që mund të kenë ata individë. Në sy të popullit shihen si lehtë të manipulueshëm, naivë dhe të papjekur politikisht. Thjeshtë nëse partia ka nevojë për shërbimet e një njeriu aderimin e tij tenton në çdo kohë, ndërsa në prag të zgjedhjevem ata mbledhin e antarësojnë vetëm njerëz për marketing politikë për t’i zhvlerësuar menjëherë më pas. Sepse po të besonin në vlerat e tyre, nuk do të prisnin fushatën elektorale për t’u besuar detyrat partiake”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Lexo po ashtu Aida Doçi, Adelina Berisha, Erolld Belegu e Kaci aderojnë në AAK, tregojnë nëse do të kandidojnë për deputetë

Ndryshe, artistët që u anëtarësuan në parti politike janë Adelina Berisha, Eliza Hoxha, Aida Doçi etj. /Telegrafi/