Reperi Genc Prelvukaj dhe këngëtarja Mimoza Shkodra, do të sjellin së shpejti projektin e ri.
Projekti mban titullin “Jemi Nda” dhe është një bashkëpunim i bukur mes artistëve që janë kaherë pjesë e skenës muzikore.
Videoklipi do të punohet nga BlackFish Entertainment.
Për Gencin dhe Mimozën ky pritet të jetë projekti shpërthyes për verën e këtij viti. /Telegrafi/