Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj zbulon se po rikthehet me një baladë të re

Genc Prelvukaj është gati për t’u rikthyer me një këngë të re.

Pas suksesit të baladës “Letër për ty” që solli në fund të vitit të kaluar, artisti ka njoftuar se është gati për një projekt të ri.

Kështu ka bërë të ditur vet Genci përmes një fotografie që postoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Në mbishkrimin e imazhit, Prelvukaj e përshkroi këngën si ‘më e rëndë’ se projekti i tij i fundit.

“Diçka e re po vjen! Më e rendë se Letër për ty”, ka shkruar Genci sipër fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Natyrisht, të shumta ishin komentet nga ana e fansave dhe miqve të tij, të cilët presin me padurim një këngë të re nga ai.

Sa i përket jetë private Genci prej më shumë se një viti njoftoi se ai dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ndërkohë, çifti në tetor të vitit 2022 u bë prindër të një vajze. /Telegrafi/

Exit mobile version