Telegrafi

Genc Prelvukaj uron festën e Krishtlindjeve

Genc Prelvukaj Foto: Instagram/gencprelvukaj

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, për vite të tëra ka qëndruar aktiv në skenën muzikore.

Përpos prurjeve të tij, ai ka punuar edhe për shumë emra të estradës, me disa prej të cilëve solli edhe bashkëpunime.

Sidoqoftë kësaj, gjatë ditës së sotme (e premte) Genci përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka uruar festën e Krishtlindjeve.

“Unë shqiptar në rrënjë , me emër ilir e mbiemër katolik, nga një familje me besim islam, ju uroj vëllezërve të mi shqiptarë të besimit të krishterë Krishtlindjen. Mbarësi, shëndet dhe ditë të bardha”, ka shkruar ajo.

Tutje ai shtoi: Madhështia e shoqërisë tonë është respektimi i diversiteteve dhe unifikimi rreth ndjenjës kombëtare. Një vlerë e trashëguar që duhet ta mbrojmë me çdo kusht”.

Vlen të përmendet se rep-artisti u bë krye-temë në faqet rozë, pasi raportohej se është shtrirë në spital për shkak të COVID-19, gjë që e demantoi menjëherë. /Telegrafi/