Telegrafi

Genc Prelvukaj do të sjellë bashkëpunim me këngëtarin Sinan Vllasaliu

Në këtë kohë të mërzitshme për personat që po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, artistë të ndryshëm kanë vendosur t’i argëtojnë ata me projekte të reja muzikore.

Kësaj radhë do të jetë një bashkëpunim mes reperit Genc Prelvukaj dhe këngëtarit Sinan Vllasaliu.

Njoftimi për një bashkëpunim të tillë është bërë nga Genci përmes rrjetit social Instagram, ku edhe dha disa detaje për projektin.

“Kënga e re në bashkëpunim me Sinan Vllasaliu është gati. Për pak ditë e keni në YouTube”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë ku dyshja shihen së bashku.

Që të dy këngëtarët projektet e tyre të fundit i kanë realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë miliona klikime. /Telegrafi/