Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj sjell këngën e re “Ditë e natë”

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e radhës nga albumi i ri.

Ai ka sjell projektin e shtatë të titulluar “Ditë e natë” nga albumi më i ri i quajtur “Gentivs II”.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse i njëjti është përkujdesur edhe për producimin.

Genc Prelvukaj (Foto: YouTube)

Kënga vjen e shoqëruar me një video mjaft atraktive, gjersa është punuar në studion e tij “Black Fish Entertainment”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube, ndonëse reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.

“Premierë ‘Ditë e Natë’ është kënga e shtatë e albumit ‘Gentivs II’ që sapo u publikua. Kanë mbetur edhe tetë të tjera që publikohen për çdo dhjetë ditë. Gëzuar. E keni në YouTube tani”, ka shkruar Prelvukaj pas lansimit të këtij projekti.

Në vazhdim presim të shohim se çfarë do të sjellë në tetë këngët e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version