Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj shkruan këngë për Plavën

Se është patriot dhe e do popullin e vet, këtë e ka treguar shumë herë në këngë e intervista gjatë 20 viteve që është në skenë.

Ndonëse i lindur e rritur në Prishtinë, Genc Prelvukaj është me prejardhje nga Plava, vend ky i cili së fundmi i dha edhe frymëzim për të shkruar shumë tekste për albumin e tij të ri që është duke u punuar.

Mirëpo, një prej teksteve të këngëve të tij në projektin e ri, besojmë që do të ketë vend të veçantë.

Është pikërisht kënga që Genci ia ka kushtuar tokës së të parëve të tij, ndërsa për Reload të RTV Dukagjinit ka thënë se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar me shumë dashuri.

Ndryshe, Genci dhe Lyrical Son pritet që shumë shpejt të sjellin këngën e tyre të re të realizuar me vidoeklip.

Exit mobile version