Telegrafi

Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albash Eagle sjellin bashkëpunimin “Stay”

Foto: BlakcFishEntertainment/YouTube

Këngëtari Genc Prelvukaj, dyshja e famshme Shaolin Gang dhe Albash Eagle kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Stay” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve hip-hop dhe RnB.

Kënga është produkt i Black Fish Entertainment, gjersa tekstin e kanë shkruar vet interpretuesit e këngës, secili pjesën e vet përkatëse.

Foto: Blakc Fish Entertainment/YouTube

“Stay” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili është xhiruar në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në këngë mund të dëgjohet edhe një pjesë e kënduar nga një femër, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, por që gjithsesi i ka dhënë mjaft hijeshi këngës.

Kohëve të fundit janë të shumta bashkëpunimet trio në estradë, dhe Genci me Shaoling Gang dhe Albash Eagle duket se kanë ndjekur po ashtu trendin. /Telegrafi/