Reperi i njohur Genc Prelvukaj, ka publikuar disa më parë projektin e tij më të ri muzikor.
“Orhidea” mban titullin kënga e tij e re, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e tij.
Të shumta kanë qenë edhe komentet që Prelvukaj ka pranuar nga ndjekësit në rrjetet sociale, teksa një prej tyre i ka bërë më shumë përshtypje.
Bëhet fjalë për një komentuese, e cila ka kritikuar titullin e këngës duke i shkruar në koment: “Tenton të bësh famë me emrin e Kidës”.
Kundrejt një komenti të tillë, reperi nuk ka munduar të qëndrojë duarkryq, ndaj ka vendosur të reagojë duke e publikuar të njëjtin në InstaStory.
“Femije te dashur. Orhidea eshte familje e luleve e pastaj emer njeriu”, ka shkruar Prelvukaj duke bërë me dije se e ka marrë me shumë të qeshura këtë koment.
Ndërkohë, ditë më parë edhe këngëtarja Kida ka publikuar këngën e saj më të re “Deja Vu”, në bashkëpunim me Lyrical Son, e që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/