Genc Prelvukaj e ka lansuar këngën e re me titull “Ylli e Hana”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Reperi qëndron prapa këtij projekti, të cilin e ka realizuar vet dhe ia ka shkruar tekstin.
Edhe videoja muzikore është realizim i produksionit të tij, Black Fish Entertainment (ndërsa mund ta shikoni duke klikuar këtu).
Bashkëpunimi me Eni Koçin, “Harrove”, është një prej këngëve më të fundit që ka lansuar Genci.
Videoklipi i asaj kënge është publikuar kah fundi i muajit tetor dhe deri më tani është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube.
Theksojmë se Eni dhe Genci së fundmi i kanë konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre të spekuluar që një kohë të gjatë.
Ata janë shfaqur bashkë edhe në evenimentet e organizuara për xhirimet e fundvitit. /Telegrafi/