Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Mungon”

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, sot (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Mungon” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për producimin e këngës është përkujdesur vet reperi, teksa videoja është realizuar nga ‘Black Fish Entertainment’.

Genc Prelvukaj (Foto: YouTube)

Projektin tashmë e gjeni të kompletuar në platformën YouTube, i cili pritet të ketë suksesin e merituar edhe nga publiku.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj shtyn publikimin e këngës së re për shkak të zhvillimeve të sotme: Duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të UÇK-së

Kënga njëherësh është pjesë e albumit të ri të 39 vjeçarit, të cilin e ka titulluar “Gentivs II”.

Projekti ishte paraparë të plasohej javën e kaluar, por që ishte shtyrë për shkak të ngjarjeve të shumta që ndodhën atë ditë në Kosovë duke përfshirë aktakuzën e Veselit dhe të ish-presidentit Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version