Telegrafi

Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Hiena”

Reperi i popullarizuar shqiptar, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e radhës nga albumi i ri “Gentivs II”.

Ky njëherësh është projekti i nëntë, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Hiena” mban titullin kënga dhe siç është cilësuar nga vet artisti është më ndryshe ngase jemi mësuar.

Genc Prelvukaj (Foto: YouTube)

“Është publikuar tani. Premierë. Sapo u publikua. Një këngë ndryshe prej meje. E keni në YouTube, ose në link-un në biografi”, ka shkruar Prelvukaj.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli vijnë me këngën e re “Maskë”

Këngën e plotë tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të ‘Black Fish Entertainment’ në YouTube.

Teksti dhe producimi u realizua nga Genci, gjersa projekti po ashtu është punuar në studion e tij ‘Black Fish Entertainment’.

“Sa here”, “Ditë e natë”, “Hajde t’i kthejmë”, “Maskë” – janë disa nga hitet e mëparshme të Prelvukajt të albumit “Gentivs II”. /Telegrafi/