Telegrafi

Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Dilema”

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor. 

“Dilema” mban titullin kënga e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të realizuar nga ‘Black Fish Entertainment’.

Si shumë nga klipet e artistëve tjerë, edhe ky projekt i këngëtarit 38-vjeçar u bë në bregdet, në një jaht luksoz dhe si protagoniste ka një femër.

Për tekstin, producimin dhe finalizimin e gjithë këtij projekti është përkujdesur Genci, derisa posedon edhe studion e tij “Black Fish Studios”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pritet që kënga t’i pëlqejë publikut, pasi është lansuar për këtë kohë dhe tanimë mund ta gjeni në kanalin YouTube.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/