Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj për këngën e re: Do e dëgjoni mbi 20 vjet

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Një këngë para mbarimit të këtij viti është duke e realizuar edhe këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj.

I njëjti ka filluar punën për këtë projekt javë më parë, ndërsa tani është pothuajse në finalizim.

Kjo u bë e ditur nga vet artisti, duke publikuar një postim njoftues në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Diçka e mirë po vjen. Pikë. Këngë që keni me ndëgju mbi 20 vjet. Shpirtin e Zi. Shumë shpejt”, ka shkruar mes të tjerash këngëtari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genc Prelvukaj

Edhe pse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për audiencën, ky projekt besohet se do të pritet mjaft mirë.

Ky projekt vjen pas “Dilema”, të cilën e solli në muajin gusht dhe mori kritika të shumta nga fansat, për klipin, ndonëse kënga ka marrë mbi nëntë milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version