Telegrafi

Genc Prelvukaj paralajmëron projektin e ri

Genc Prelvukaj ka bërë të ditur se po publikon së shpejti videoklipin e ri.

“Lule Bore” titullohet kënga e re e Gencit që do të vijë pas fejesës.

Ai bëri bujë pasi u konfirmua fejesa e tij me Eni Koçin, bukuroshen shqiptare.

Pikërisht me Enin ishte kënga e fundit e dyshes, “Hana, Dielli”.

Ndërkaq, tash Genci pritet që të vijë me këngë solo.

Reperi ka ditur gjithmonë që në pranverë të sjellë projekte të suksesshme.

Kujtojmë se vitin e kaluar ai lansoi këngën me Lyrical Son, “A t’merr Malli” që u bë hit. /Telegrafi/