Telegrafi

Genc Prelvukaj paralajmëron projektin e radhës “Mungon”

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram/gencprelvukaj)

Artisti i njohur, Genc Prelvukaj tash e saj vite qëndron aktiv në skenën muzikore.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka sjellë një sërë projekte e bashkëpunim me emra të njohur të estradës shqiptare.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Genci ka bërë të ditur se është për përgatitje të lansimit të këngës së re.

Bëhet fjalë për projektin “Mungon”, i cili do të jetë në platformat digjitale.

Përndryshe kjo është kënga e parë me klip nga albumi i radhës, “Gentivs II”.

Në po të njëjtin postimai ka ndarë një imazh nga xhirimet, ku shihet në bregdet afër një piano të bardhë.

Theksojmë se para tre muajsh, ai solli në treg hitin “Lek i madh”, në bashkëpunim me Granit Ismajlin. /Telegrafi/