Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, është në përgatitje të albumit të tij të ri.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
I njëjti bën të ditur se albumi do të publikohet më 15 nëntor dhe përmban 15 projekte muzikore.
“15 nëntor, albumi i ri me 15 këngë të reja”, ka shkruar ai krahas fotografisë, ku shfaqet para një mikrofoni.
Ndërkaq, ky lajm u mirëprit edhe nga fansat e reperit që reaguan me ‘emoji’ të ndryshme në hapësirën për komente.
Ndryshe, “Hallall e ke” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Genci në fillim të muajit prill, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Sinan Vllasaliu.
Projekti deri më tani ka arritur të grumbullojë afro tre milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/