Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj ofron shtëpinë e tij për të prekurit nga tërmetet në Durrës

Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Të gjithë shqiptarët anë e mbanë trevave janë solidarizuar me ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në orët e para të 26 nëntorit.

Shqipëria u prek nga dy tërmete të forta, dhe si rrjedhojë u shkaktuan dëme materiale të shumta si dhe humbje në njerëz.

Mbi 21 është raportuar të ketë shkruar numri i viktimave gjersa 600 janë të plagosur.

Lexo po ashtu Mario Dedivanoviç dhuron 3000 dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Teksa shumica i janë bashkuar ndihmave në formën monetare përmes donacioneve online, ka edhe nga ata të shumtë që kanë nisur veshmbathje apo gjëra të tjera materiale në drejtim të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet

Disa prej tyre madje kanë ofruar edhe ambientet e tyre për t’iu ofruar të prekurve një vend të sigurt.

Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij në Mal të Zi, për këdo nga të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Durrës.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Ju njerez te mire ne Shqiperi.
Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje.
Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme.
Me shkruani mesazh direkt nese keni dike qe mund ti ndihmojme”, ka shkruar Prelvukaj. /Telegrafi/

Exit mobile version