Reperi i njohur, Genc Prelvukaj, ka qenë mjaft aktiv në muzikë gjatë vitit 2016, teksa të njëjtin qëllim ia kanë vënë vetes edhe këtë vit.
Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Data e 17 janarit nuk është një datë edhe aq e panjohur për shqiptarët, ngase përkujtohet përvjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Genc Prelvukaj e ka kujtuar heroin e madh përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në mbishkrimin e të cilës ka shkruar plot fjalë me lëvdata për figurën e madhe shqiptare.
“Me 17 janar, para 549 viteve, mbylli sytë përgjithmonë njeriu me i madh i shqiptarëve, prijësi i fiseve arbërore që më pas u kthye në simbol të rezistencës për të gjitha gjeneratat, që nga atëherë deri në ditët e sotme që i jetojmë. Sot, edhe pas pesë shekujve, ai jeton në dashurinë dhe kujtimet e popullit të tij. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, shkruan në postimin e Gencit. /Telegrafi/