Telegrafi

Genc Prelvukaj ka gati këngën e re

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ai tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re, teksa ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale, Instagram.

“A jemi gati për të hënën? Javë e re – këngë e re”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Këtë vit, Genci ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar me projekte muzikore, të cilat u mirëpritën edhe nga publiku.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Aurela Gaçen me projektin “Adrenalinë”, mbetet një prej realizimeve të fundit të 38-vjeçarit, ku në YouTube ka mbledhur afro tre milionë shikime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit po ashtu po vazhdon të jetë prezent në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/