Telegrafi

Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra po vijnë me bashkëpunim

(Foto: Instagram/mimozashkodra)

Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra kanë paralajmëruar bashkëpunimin e ri muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt.

Dy këngëtarët kanë njoftuar përmes profileve respektive në rrjetet sociale se po vijnë me këtë duet.

Ata kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët duke paralajmëruar një bashkëpunim të zjarrtë dhe plot adrenalinë.

“Po vjen një zjarr i madh. E gjallë, dinamike e plot adrenalinë, në bashkëpunim me Mimoza Shkodra”, ka shkruar Genci.

Ndërsa në publikimin në postimin e saj në Instagram, Mimoza ka shkruar: “Po vjen së shpejti… A jeni gati për gjeneratën e tetëdhjetave”. /Telegrafi/