Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj është bërë i njohur tashmë për bashkëpunimet e tij me artistë të ndryshëm.
Pas disa muaj pushim, ai ka vendosur që sërish të rikthehet në studio për të realizuar projekte të reja.
Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me reperin Lyrical Son në studion e “Black Fish Entertainment”.
Mesa duket dyshja në fjalë do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim të ri. /Telegrafi/