Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli vijnë me këngën e re “Maskë”

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka prezantuar projektin e radhës.

“Maskë” mban titullin kënga e re, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Gjilani, Granit Ismajli.

Projekti është pjesë e albumit “Gentivs II” dhe njëherësh i teti me radhë.

Kënga është punuar në studion muzikore të Prelvukajt, “Black Fish Entertainment”.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj publikon këngën e radhës "Hajde ti kthejmë" nga albumi i ri "Gentivs II"

Siç tashmë shquhet për stilin muzikor, Genci në çdo projekt të ri ka trajtuar një temë të veçantë e mjaft domethënëse.

Këtë tani mund ta gjeni të kompletuar në kanalin zyrtar të “Black Fish” në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version