Meqë jemi në prag të sezonit të verës, estrada shqiptare është duke punuar mjaft shumë që të sjellin projekte e bashkëpunime të ndryshme.
Një këngë e re po vjen edhe nga reperi Genc Prelvukaj, i cili këtë herë po bashkëpunon me këngëtarin Estto. “Ariu del nga gjumi dimëror, ‘Orhidea’ ft Estto, javën tjetër”, ka shkruar ai në postimin e publikuar në Instagram.
Kjo është hera e parë që ai po vjen në duet me Estto, por që Genci gjithnjë është përkrahës i artistëve të rinj.
“Vendi i origjinës”, mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Prelvukaj, në të cilën i përshkruan më së miri trojet shqiptare.
Ndër tjerash, ai po shijon lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare, Eni Koçi, e që kjo e fundit është edhe pjesë e labelit të reperit, “Black Fish Entertainment. Ata u fejuan në tetor të vitit 2018, në një ceremoni private. /Telegrafi/