Tash e një kohë është përfolur për një bashkëpunim në mes këngëtares Aurela Gaçe dhe Genc Prelvukajt.
Dhe duket se dyshja tashmë kanë gati projektin e ri, i cili pritet të publikohet nesër. Kjo u bë e ditur nga Genci përmes një postimi të publikuar në Instagram, teksa tregon se ky projekt titullohet “Adrenalinë”.
“Të martën ora 14:00, furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. “Adrenalinë” në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat nëse nuk keni kujdes me nivelin e zërit”, ka shkruar Genci.
Ndërkohë, artistët janë duke punuar edhe në projekte ndaras, që do i sjellin në muajt në vazhdim.
Gjatë verës, ata po ashtu do jenë të pranishëm në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/