Site icon Telegrafi

Genc Pollo: Është nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se “sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët”.

“Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por, tani është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë”, shkruan Pollo.

Sipas tij, “roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”.

Exit mobile version