Gjyqtari ndërkombëtar Genc Nuza është caktuar që ta gjykojë ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Ndeshja që do të zhvillohet në Elbasan Arena me 10 tetor është e karakterit miqësore, por në kalendar të FIFA-s.
Nuza do ta drejtojë ndeshjen se bashku me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Genz Nuza gjyqtar ndërkombëtar tashmë është futur më listën e FIFA-s dhe rregullisht gjykon ndeshje të karakterit ndërkombëtar.
Shqipëria nuk po kalon periudhë edhe aq të mirë pas humbjes me Skocinë. Një fitore do ta ngrinte moralin e ekipit.
Me marrjen e përvojës ai pritet që t’i ngjit nivelet dhe të gjykojë edhe ndeshje të karakterit më të madh. /Telegrafi/