Genta Ismajli ka kohë që në krah nuk ka një mashkull, përkatësisht nuk është parë në shoqëri të një dashuri prej ndarjes me Milotin.
E duket se për këtë ka qenë i vetëdijshëm edhe këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Gena.
Ky i fundit gjatë një koncerti të tyre në Hangover club në Gjakovë është ulur në gjunjë në mes të skenës dhe i ka propozuar martesë Gentës.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe YouTube, këngëtari dëgjohet duke thënë “Genta Ismajli sot po të kërkoj dorën për martesë. A je dakord?”.
Genta e befasuar nga kjo, fillimisht hezitoi dhe më pas pranoi që të jetë nusja e Genës.
Natyrisht, e gjithë kjo besohet të jetë e gjitha në suaza të spektaklit të koncertit. /Telegrafi/