Këngëtari shqiptar, Gena, ishte pjesë e emisionit “Shiko Kush Luan” ku nuk hezisoi të bënte pohime kontraverse.
Ai në paraqitjen e tij në këtë emsion është detyruar të zgjedhë mes tri personazheve.
Ai është dashur të zgjedhë mes Inis Gjonit, Nora Istrefit dhe Genta Ismajlit se me kë do të martohej.
Këngëtari ishte i qartë në pohimin e tij, duke thënë se do të martohej me Gentën.
“Po, do të martohesha me Gentën. Ashtu kështu i kam propozuar një herë”, u shpreh Gena.
Këngëtari është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës pop-folk. /Telegrafi/