Para gjashtë muajve solli këngën në bashkëpunim me BigEm, i cili korri mjaft sukses në tregun muzikor shqiptar.
Por, duket se do të jetë një verë e nxehtë për Genën, i cili ka paralajmëruar këngën e re.
Në fakt, këngëtari ka ndarë kohën për të vizituar qytetin e bukur të Prizrenit teksa ka treguar se është duke punuar në këngën e re.
Ai këtë e ka bërë përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar disa imazhe duke shëtitur në parkun e qytetit.
“Kohë e bukur thash të dal një shëtitje. Kënga e re po vjen”, ka shkruar ndër të tjerash Gena në Instagram.
Theksomë se kënga “Gajle”, e cila u publikua në nëntor të vitit të kaluar, u shikua mbi 1.5 milion herë në YouTube.
Ndryshe, këngëtari do të paraqitet në një numër të madh të koncerteve dhe do të sjell këngë të reja. /Telegrafi/