Gemma Collins ka pozuar nga prapa dhe ka sugjeruar se mund t’i bëjë konkurrencë Kim Kardashianit me fizikun e saj.
Personaliteti televiziv britanik ka publikuar një fotografi në Twitter, e veshur me kostum larjeje dhe ka shprehur vetëbesimin për format e saj.
Edhe pse rrallëkush pajtohet me atë që pretendon 37-vjeçarja, ajo mendon se mund t’i konkurrojë bukuroshes amerikane.
https://twitter.com/missgemcollins/status/968955489534038020
E veshur me kostum të zi larjeje të njëpjesshëm, Gemma ia ka kthyer kamerës pjesën e pasme, ndërsa poza është realizuar në Cape Verde.
“Lësho rrugë Kim K”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë që e ka shoqëruar me një simbol që tregon se e ka me shaka.
Natyrisht se të pakta janë personazhet që mund t’i bëjnë konkurrencë Kardashianit, kur kihet parasysh imazhi që ka krijuar në rrjetet sociale, i bazuar kryesisht te format trupore.
Qe disa muaj ajo është kthyer sërish për të qenë mbretëreshë e rrjeteve sociale me publikimin e rregullt të imazheve provokuese. /Telegrafi/