Modelja Alex Gerrard është e lumtur me bashkëshortin e saj dhe tri vajzat e saj. Por siç duket ata duan ta shtojnë ende lumturinë.
Modelja ka treguar në rrjetin social Twitter që është shtatzënë, shkruan “DailyMail”.
Gerrard ka postuar një foto të lezetshme ku shihen tri vajzat e saj duke shikuar fotografitë e ultrazërit, ku shkruan që janë shumë të lumtura për beben që do të vijë në jetë vitin tjetër.
Qifti u martua në vitin 2007 pas 5 vjetëve që ishin bashkë. /Telegrafi/